Kryetari i Odës së pavarur të gastronomëve Zdravko Josifovski thotë se masat janë sjellë shumë shpejt dhe nuk sheh mundësi që të njëjtat të zbatohen.
“Është fakt se ne si objekt hotelierik nëse ngelet në fuqi vendimi i Qeverisë, të hënën do ta mbyllim objektin tonë sepse as nuk kemi kushte, as mundësi për të vendosur mbajtës rendi, as nuk duam t’i selektojmë mysafirët se kush mund të hyjë e të del. Ajo që pjesa më e madhe e hotelierëve e kanë thënë në anketën që kemi bërë, 95% presin që Qeveria në periudhën në vazhdim ta tërheq vendimin dhe nëse duhet masa të zbatohet në të ardhmen, të paktën le të hapim debat, ku do të diskutojmë së bashku me mysafirët dhe me qytetarët, se në cilën formë mund të zbatohet masa”, deklaroi Josifovski.
Gastronomët ende po presin nga Qeveria udhëzimet se si të punojnë nga e hëna. Nëse masat nuk shfuqizohen, ata paralajmërojnë protestë, pasi siç thotë Josifovski, vetëm në këtë formë do të merren seriozisht nga autoritetet. Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar kontrolle të përforcuara nga e hëna, kur edhe do të nis zbatimi i masave.
Askush nuk ka informacione të sakta se si do të duket në praktikë kontrolli. TV21 drejtoi pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë, për të na dhënë detaje se a janë definuar masat dhe nëse ka gjasa të anulohen, pas kërkesës së gastronomëve. Prej atje na thanë se ditëve në vazhdim do të sillet vendim se si do të zbatohen masat dhe kush do të autorizohet për t’i kontrolluar vërtetimet e qytetarëve. Përndryshe ende nuk dihet nëse do të ketë dënime për qytetarët që pa vaksina do të hyjnë nëpër kafene.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...