Përfundon pjesa e parë, Bodo/Glimt në epërsi minimale ndaj Prishtinës

18:54 | 12 Gusht 2021
KRG

Është duke u zhvilluar ndeshja kthyese në Conference League.

Bodo/Glimt po avancon 1-0 ndaj Prishtinës pas pjesës së parë, shkruan.

Ndeshja nisi më mirë për norvegjezët që dominuan në tërësi dhe gjetën golin e parë në min e 18’ me realizues Erik Botheim.

Në min e 23’ futbollsitët e Prishtinës shkaktuan penallti, por për fat të mirë Patrick Berg u tregua i pasaktë.

Prishtina ndeshjen e parë e pati fituar 2-1, dhe tani me këtë rezultat gjithçka është e barabartë.

Megjithatë kampioni i Kosovës duhet të jep më shumë në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga norvegjezët.

/Foto: Fehmi Sejdijaj/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme