Man City me ofertë të re për Kane

17:12 | 12 Gusht 2021
KRG

Manchester City vazhdon të ketë interesim të madh për kartonin e sulmuesit anglez, Harry Kane.

Sipas Fabrizio Romano, “Qytetarët” janë duke përgatitur një ofertë të madhe për sulmuesin, një shumë prej 150 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anglez.

Kurse Tottenham është shprehur se nuk janë të interesuar për të shitur 28-vjeçarin dhe është e gatshme për të refuzuar çdo lloje oferte që vjen.

Ndryshe, sipas mediave angleze, Harry Kane nuk është i kënaqur  tek skuadra e “Spurs” dhe dëshiron të largohet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme