Masat në lidhje me bartjen e maskave

16:48 | 12 Gusht 2021
arbresh.info

Sipas vendimeve të reja të qeverisë, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bën të ditur se përjashtim bëjnë këto aktivitete:

Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme