Lihet i lirë burri i Angela Martinit, Dragos Savulescu

15:32 | 12 Gusht 2021
Arbresh.info

Bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, miliarderi rumun Drago Savulescu është lënë i lirë.

Pas arrestimit të bujshëm në ishullin grek Mykonos dhe lajmit që pushtoi mediat ditën e hënë, biznesmeni rumun, është i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune dhe gjithçkaje tjetër që është shkruar në mediat rumune.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete evropiane, konform rregullave të Interpolit.

“Revista Who” ka mësuar se të enjten, Dragos është lënë i lirë nga autoritetet greke duke qenë se vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti evropian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë.

Çifti përndryshe së fundmi ndodheshin me pushime në Greqi, teksa janë rezidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme