Gjatë ditës së djeshme, u regjistrua një interes i shtuar në mënyrë të konsiderueshme për vaksinimin tek qytetarët. Vaksinimi po vijon pa pengesa në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, ndërsa është duke u zhvilluar edhe vaksinimi në terren.
Përfshirë ditën e djeshme gjithsej u vaksinuan 552.263 qytetarë në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren. Dje dozën e parë të vaksinës e pranuan 8.202 qytetarë, ndërsa dje u vaksinuan gjithsej 14.928 qytetarë. Gjithsej 998.876 doza të vaksinave u aplikuan në vend, ndërsa u rivaksinuan 446.613 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas shifrave të fundit, 66 për qind e popullsisë mbi 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 63 për qind e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë, dhe 59 për qind e popullsia mbi moshën 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine si dhe 48 për qind e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
“Qytetarët vaksinohen pa termine, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, vendbanim. Faqja e internetit vakcinacija.mk është e hapur për termine për vaksinimin e fëmijëve. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm një vaksinim i plotë parandalon formë të rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, si dhe rezultatin e saj vdekjeprurëse”, thuhet në kumtesë./telegrafi/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...