Opozita e cilëson si ‘alarmante’ situatën me pandeminë

11:25 | 12 Gusht 2021
arbresh.info

Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga Qeveria që të angazhohet më shumë në menaxhimin e situatës me pandemi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se duhet angazhim më i madh në ruajtjen e shëndetit publik.

“Andaj qeveria të del me punë më shumë dhe të ruajnë shëndetin e qytetarëve”, tha Tahiri derisa kërkoi më shumë angazhim në zonat rurale.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se e gjitha kjo ka të bëjë me qasjen dhe mënyrat se si Qeveria po sillet në këtë pandemi, duke shtuar se situata është alarmante.

“Situata është alarmante andaj lus qeverinë t’i kthehet realitetit, mos ja ndalni shtesat mjekëve, mos punoni sikur pandemia ka përfunduar, riktheni mbështetjen për stafin profesional shëndetësor, riktheni inspektorët. I keni mbyllur të shtunave dhe të dielave për vaksinim”, tha Zemaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk janë duke punuar aspak në çështjen e pandemisë dhe në ruajtjen e punëtorëve shëndetësor e Ligjin e pagave.

“Kur po ju duhet ndihma e policëve e zjarrfikësve,  e mjekëve  po thoni këta janë heronjtë tanë. Jeni duke dështuar në ligjin e pagave, andaj kërkoj urgjentisht që të punoni në këtë drejtim”, tha Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme