Google ADS

21 subjekte politike aplikojnë për certifikim në KQZ, në mesin e tyre 10 kandidatë të pavarur

14:04 | 12 Gusht 2021
S D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë aplikimet nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, transmeton arbresh.info.

E afati për aplikim përfundon të hënën, më 16 gusht.

Zëdhënsi për media i KQZ-së për arbresh.info ka thënë se deri më 16 gusht subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve garues, qoftë në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave apo për Kuvende Komunale.

Ndërkaq deri më tani kanë aplikuar 21 subjekte politike 3 parti politike 8 inciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur.

Deri më tani (e enjte, 12 gusht, ora 13:30) kemi pranuar aplikimet nga 21 subjekte politike, prej tyre 3 parti politike, 8 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 139 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme.

 

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim:

 

PARTITË POLITIKE

  1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
  2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
  3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

 

INICIATIVAT QYTETARE

  1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
  4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
  5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
  6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
  7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
  8. Lista Guxo Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

 

KANDIDATËT E PAVARUR

  1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
  2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
  3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
  4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
  6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
  8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
  9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
  10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme