Google ADS

Përleshen me shkopinj druri dy persona në Zveçan

09:48 | 12 Gusht 2021
S D

Pas një zënke verbale përleshja mes dy meshkujve ka eskaluar në përleshje me shkopinj druri, shkruan arbresh.info.

Të dyshuarit kanë marr lëndime trupore ku më pas kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Fsh. Banjskë, Zveçan 11.08.2021 – 08:23 Dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një zënke verbale që kishin pasur mes veti janë përleshur (rrahur) fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta (shkopinj druri). Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe iu është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./shkruan arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme