Gërvalla në Dokufest: Diplomacinë kulturore do ta kemi prioritet

09:15 | 12 Gusht 2021
arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka organizuar një pritje për artistë, staf diplomatik, përfaqësues institucional e artdashës në kuadër të aktiviteteve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest, që po mbanë edicionin e 20-të në Prizren.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla në fjalën e saj të rastit, theksoi se janë pikërisht këto festivale me potencial të jashtëzakonshëm artistik që kthejnë vëmendjen e artdashësve nga e gjithë bota, kah Kosova.

Në kontekst të diplomacisë kulturore, ka nënvizuar se MPJD-ja do të fokusohet ta vendos në plan të parë promovimin kulturor. Gjithashtu ka theksuar kreativitetin dhe vlerat e larta artistike të krijuesve të rinj vendor të cilat duhet të gëzojnë vëmendje ndërkombëtare.

Në këtë vit jubilar për Dokufestin do të shfaqen mbi 200 filma./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme