Burri e ofendoi gruan në sy të fëmijëve edhe “ikë” për pushime  

09:12 | 12 Gusht 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës bën të ditur se nuk ka arritur të intervistojë një person si i dyshuar se ka fyer dhe ofenduar gruan e tij në sy të fëmijëve.

Rastin e ka raportuar bashkëshortja të martën, në Kamenicë.

DHUNË NË FAMILJE

Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme