Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vazhdon me certifikim të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2021.
Në këtë mbledhje pritet edhe miratimi i dizajnit të formularëve për Zgjedhjet Lokale 2021, shkruan arbresh.info.
Rendi i ditës:
1. Hyrje – z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC):
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për certifikim të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2021.
3. Këshillat e KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i reaizimit të raportit të planit të punës së KQZ-së për periudhën janar – qershor 2021.
– Rekomandime për procedimin e materialit zgjedhore gjatë paketimit.
– Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të formularëve për Zgjedhjet Lokale 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për aprovimin e kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës të cilët kanë dërguar kopje të dokumentit identifikues (letërnjoftime) të Republikës së Kosovës me afat të skaduar.
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit për identifikimin dhe krahasimin e rezultateve para dhe pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
– Informatë lidhur me analizimin e opsioneve për kërkikimin e qendrës së votimit në ditën e zgjedhjeve.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të Këshillave të KQZ-së;
5. Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;
6. Vlerësimi vjetor i punës dhe detyrave të Drejtorit Ekzekutiv të ZRPPC-së;
7. Të ndryshme;
/arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...