Këto ditë që temperaturat po shënojnë rritje, kondicionimi i ajrit është zgjidhja më efektive, por është e rëndësishme të kujdeseni për disa gjëra.
Ajri i kondicionuar është një shpëtimtar, por mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin nëse përdoret në mënyrë jo të duhur, transmeton portal arbresh.info
Kondicionerët mbledhin bakterie, iruse, kërpudha dhe marimangat që mund të shkaktojnë një sërë çrregullimesh shëndetësore, më të zakonshmet prej të cilave janë infeksionet e frymëmarrjes.
Për shkak të kësaj, ftohjet, teshtitjet, inflamacionet akute të fytit, veshit të mesëm, bronkeve dhe nganjëherë pneumonisë janë të shpeshta në muajt e verës. Për të parandaluar këtë, pastrimi i rregullt i filtrit të ajrit të kondicionuar është i detyrueshëm.
Në anën tjetër, përdorimi i shpeshtë i kondicionerit mund të dërgojë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e e kockave dhe sistemit të kyçeve, dhe për shkak të efektit të ftohjes në enët e gjakut.
Përdorimi jo i duhur i kondicionerëve gjithashtu mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve të fytyrës, dhimbje dhe ngurtësim të qafës, shqetësime vizuale tek njerëzit që mbajnë lente kontakti, konjuktivit, kruajtje dhe lëkurë të thatë.
Shumë njerëz nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura dhe të shpeshta nga të ngrohta në të ftohta. Prandaj, është e rëndësishme të merret parasysh ndryshimi i temperaturës midis mjedisit të jashtëm dhe dhomës. Nuk duhet të jetë më e lartë se tetë gradë. Kjo do të thotë që nëse temperatura e ajrit të jashtëm është 35 gradë, në dhomë duhet të jetë rreth 27./arbresh.info/
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...