Në Pejë janë arrestuar shtatë persona, ku pesë prej tyre janë zyrtarë komunalë, kurse dy të tjerë janë gjeodetë të cilët kanë qenë duke punuar për komunën e Pejës e ndër ta janë edhe dy drejtor, Arianit Krasniqi dhe Mustafë Nilaj.
Arrestimi ka të bëjë me dyshimin për ndërtimet pa leje, njofton Klankosova.tv.
Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Prokurorinë e Pejës ka dhënë detaje në lidhje me rastin.
“Prokuroria Themelore e Pejës javë më parë ka filluar hetimet në lidhje me ndërtimet e kundërligjshme në rajonin e Dukagjinit, javë më parë janë arrestuar disa zyrtarë komunal, ndërkaq në kuadër të këtyre hetimeve sot janë arrestuar shtatë persona, pesë prej tyre zyrtarë komunal, ndërsa dy prej tyre gjeodetë të licensuar”, tha ai.
Niqki tha se këto prona janë kryesisht në pjesë urban të qytetit.
“Janë disa prona që janë kryesisht në pjesë urbane të qytetit, të cilat janë duke u hetuar nga prokuroria dhe aty ku ka pasur konstastime se ka pasur shkelje janë ndërmarrë masat e nevojshme”
Ai tutje shtoi se fillimisht hetimet janë bërë nën dyshimin për veprën penale për ndërtime pa leje, ku janë arrestuar deri më tani 17 persona.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?