AVONET: Haxhiu të mos atakoj institucionet e pavarura të drejtësisë të distancohet nga deklaratat

20:16 | 11 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë lidhur me deklaratën e Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, e cila është shprehur se “nuk do ta mbështesim Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës nëse nuk e kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

AVONET këtë deklaratë e konsideron skandaloze dhe kërcënuese, sepse një deklaratë e tillë e cenon rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe asnjëherë nuk duhet t’i nënshtrohen pushteteve ekzekutive, e aq më pak të kërcënohen dhe paralajmërohen për detyrat që iu takojnë në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kjo qasje e Ministres së Drejtësisë nuk i kontribuon aspak bashkëpunimit ndërinstitucional, por më shumë sjell dezinformim dhe denigrim të institucioneve të pavaruara.

AVONET kërkon nga Ministrja e Drejtësisë që të distancohet nga deklaratat e tilla, të mos cenoj rendin juridik e kushtetues e të mos udhëheqet nga tendenca më pak të mos tentoj që t’i kontrolloj instutucionet e pavarura të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme