Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara iu bën thirrje të gjitha grave shtatzëna që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Thirrja u bë të mërkurën (11 gusht) pasi në spitalet dhe në rajonet ku ka numër të lartë të të infektuarve po vërehet një numër shqetësues i nënave të pavaksinuara që po sëmuren rëndë nga COVID-19.
Sipas të dhënave të CDC-së vetëm rreth 23 për qind e shtatzënave kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, pavarësisht se ato përballen me rrezikun e komplikimeve të shtatzanisë nga koronavirusi, përfshirë mbase abortin.
“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kurrë nuk ka pasur më urgjencë për vaksinim pasi po përballemi me variantin Delta, i cili është shumë më i transmetueshëm dhe po shohim rezultate të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara”, tha drejtorja e CDC-së, Rochelle Walensky, përmes një deklarate, transmeton AP.
Më parë agjencia amerikane kishte inkurajuar gratë shtatzëna që të merrnin parasysh vaksinimin, por nuk kishte bërë thirrje të prerë për vaksinim.
Edhe pse në testimin e vaksinave nuk janë përfshirë edhe gratë shtatzëna, ekspertët thonë se nga përvoja e vaksinimit të dhjetëra mijëra grave në botë dëshmohet se vaksinimet janë të sigurta për to dhe se kur jepen gjatë shtatzënisë mund të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje për të sapolindurit.
SHBA-ja po ballafaqohet me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, të nxitura nga varianti shumë ngjitës Delta./Rel/
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...