Shqipëri, 284 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit

18:10 | 11 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Vijon të jetë në rritje numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 284 qytetarë pozitivë me Covid.

“Janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat”.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 33 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme