Në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, ku po i zhvillon trajnimet Instituti Veror Teach for Kosova, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një bashkëbisedim me mësimdhënësit pjesëmarrës dhe organizatorët.
Gjatë diskutimit, Kryeministri Kurti foli për rëndësinë e madhe që ka arsimi, për detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve dhe rolin e të rinjve. Arsimi është shtylla bazë mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit dhe shoqërisë, tha Kryeministri Kurti, derisa shtoi se Qeveria po punon që me një qasje shumëdimensionale ta forcojë arsimin në vend.
Kosova ka 335,270 nxënës dhe 23,173 mësimdhënës, që do të thotë se për çdo katërmbëdhjetë nxënës ka një mësimdhënës. Kryeministri Kurti u shpreh se një nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të mësimdhënësve është ta identifikojë e kultivojë potencialin e fëmijëve tanë si transmetues të drejtpërdrejtë të përpjekjeve për ndryshim dhe zhvillim. Ata kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme për çka kërkohet edhe angazhim i jashtëzakonshëm, shtoi ai. Duke iu drejtuar mësimdhënësve pjesëmarrës në bashkëbisedim, Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojnë e të mos ndalen në ofrimin e modeleve të shëndosha për komunitetet e dijes dhe se ju dhe mësimdhënësit e rinj si ju, jeni shembulli më i mirë se si një gjë e tillë mund të arrihet.
Ai foli edhe për objektivin e Qeverisë për të bërë ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës sipas modeleve të mirënjohura evropiane, dhe për synimin e saj për të kthyer vëmendjen e punës kah dija dhe arsimi, kah hulumtimi e inovacioni, kah kultura e sporti./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...