Google ADS

Ndeshen dy automjete mes vete në Suharekë, përleshen fizikisht dy shoferet

09:13 | 12 Gusht 2021
S D

Dy automjete janë ndeshur mes vete  deri sa ishin në lëvizje, ndërkaq për motive ende të panjohur dy shoferët më pas janë përleshur mes vete, si pasojë njëri nga ta ka marr lëndime e i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKMF, Suharekë, shkruan arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Peqan, Suharekë 11.08.2021 – 10:10. Dy të dyshuar kosovar derisa ishin në lëvizje me automjete, për motive (ende) të panjohura dyshohet qëllimisht janë ndeshur (me automjete) në mes veti, dhe pastaj të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, dhe për pasojë njëri ka pësuar lëndime, i cili pas tretmanit mjekësor në QKMF-Suharekë është liruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme