Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje brenda 24 orëve të fundit.
Në mbarë vendin nga 5.780 teste të kryera janë regjistruar 588 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 230 vetëm në Shkup, 101 në Tetovë, dhe 82 në Gostivar.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 26 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar tetë pacientë.
Dy viktima ka Gostivari dhe Tetova kurse nga një viktimë është regjistruar në Shkup, Prilep, Veles dhe Kërçovë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 159.269 raste, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, kurse 5.521 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 3.135 raste aktive me virusin korona.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...