Viktima e dytë nga zjarri, ndërron jetë 57-vjeçarja nga Gjirokastra

13:20 | 11 Gusht 2021
A. B.

Ka ndërruar jetë 60 vjeçarja Tatiana Haxhiaj, duke shënuar viktimën e dytë nga zjarret në vend.

Haxhiaj gjendej në spital pasi u lëndua nga zjarri ku ndërroi jetë edhe bashkëshorti i saj.

Ngjarja ndodhi më 3 gusht në Gjirokastër ku mësohet se 60-vjeçarja kishte djegie në 80 % të trupit.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj ndërroi jetë teksa po mundohej të shuante flakët që po afroheshin pranë banesës së tij, aty ku u lëndua dhe Tatiana, e cila ndërroi jetë sot. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme