Pretendohet se muajin e kaluar janë vrarë 740 anëtarë të ushtrisë në Mianmar

11:10 | 11 Gusht 2021
A. B.

Në konfliktet në muajin korrik mes ushtrisë së Mianmarit dhe grupeve të armatosura kundër grushtit ushtarak në vend, pretendohet se janë vrarë të paktën 740 persona nga ushtria e Mianmarit.

Në një postim nga media sociale e Qeverisë së Unitetit Kombëtar (NUG) e cila njihet si “qeveria civile” dhe e cila u formua më 16 prill nga deputetët e zgjedhur pas grushtit të shtetit në Mianmar që nuk njohën administratën ushtarake, përmenden konfliktet e përjetuara muajin e kaluar mes ushtrisë së Mianmarit dhe kundërshtarëve të grushtit të shtetit në mbarë vendin.

Sipas pretendimit të NUG-së, në 355 konfliktet e përjetuara gjatë muajit korrik janë vrarë të paktën 740 persona nga ushtria e Mianmarit.

Në konflikte si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Mianmarit njoftohet se kanë humbur jetën rreth 200 civilë dhe janë plagosur 47 të tjerë.

Ushtria e Mianmarit humbjet më të mëdha i ka përjetuar në rajonin Sagaing dhe 417 nga anëtarët kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve në këtë rajon.

Nga ushtria e Mianmarit nuk është bërë ndonjë deklaratë përballë pretendimeve të NUG-së.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Deri tani 965 persona kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit. Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest. /AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme