Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,me datën 10.08.2021 , rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se një person me inicialet A.S (M/K) i moshës 53 vjeçar, pas një mosmarrëveshje familjare që kishte me personin tjetër, me inicialet S.S (M/K) i moshës 75 vjeçar, këtij të fundit i ka shkaktuar lëndime trupore, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë .
Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin A.S e shoqëron në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë , ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve, siguron informacionet se viktima e këtij rasti S.S posedon armë ilegale në shtëpi. Në lidhje me këtë, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj , rreth orës 20:10, Njësia e Hetimeve bastisë shtëpinë, tani të dyshuarit S.S, ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri : një pushkë automatike AK-47 me një karikatorë dhe 23 fishek , një pistoletë me një karikatorë dhe 8 fishek dhe një pushkë gjuetie.
Ky rast, mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Ferizaj./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...