Godfrey kritikon Kurtin: Nuk vihet në tryezë me kërkesa pa qenë gati për kompromis

22:09 | 10 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey në një intervistë ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai, për mediumin serb “021.rs” ka thënë se palët nuk mund të vijnë në tavolinë e bisedimeve me kërkesa e të mos të kenë gatishmëri për kompromis, duke konsistuar në katër pikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të parashtruar në Bruksel ndaj palës serbe.

Godfrey ka shtuar se çdo marrëveshje kërkon kompromis nga dy palët. Ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun dhe ka thënë se pret që Kosova e Serbia të përparojnë në rrugën drejt BE’së.

“Pajtohemi të gjithë se duhet të ketë dialog produktiv mes Prishtinës e Beogradit dhe se mund të vihet në tryezë me kërkesa e të mos ketë gatishmëri për kompromis. Çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri të dyanshme për të biseduar. SHBA-ja mbështet dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Presim që të ec në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparimin në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Godfrey.

Sa i përket projektit të “Ballkanit të Hapur”, ambasadori amerikan tha se shkon në dobi të rajonit.

“Jam i kënaqur që kam parë kohët e fundit hapa tutje drejt integrimit më të madh ekonomik rajonal, për t’u treguar njerëzve se bashkëpunimi më i mirë në rajon kontribuon është për të mirën tyre, se e ardhmja e tyre është më e ndritur dhe se ata kanë një ekonomi më të fortë për të punuar në mënyrë efikase”, tha ai./Gazeta Express/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme