Pacolli thirrje liderëve në Kosovë dhe Shqipëri të ulin tensionet

21:22 | 10 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë të ulin tensionet dhe të fillojnë të punojnë së bashku.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, është shprehur se për shkak të “rivaliteteve personale” krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në “udhëkryqin e madh”.

Pacolli ka shkruar se nuk ka asnjë përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën.

Postimi i plotë i tij:
Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe teket dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.
Unë besoj se për shkak të “rivaliteteve personale” krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në “udhëkryqin e madh”.
Çdo pretendim për të “sfiduar rivalin” midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.
Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkatishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- dertimit të Kosovës. …
Nuk ka asnjë Shqipëtar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme