Google ADS

Murati: Vlera e investimeve në Bonot e Diasporës rreth 7 milionë euro

20:02 | 10 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, ka njoftuar se interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës ka arritur në rreth 7 milionë euro.

Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.

“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro.

Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.

Mërgata për Kosovën”, ka shkruar Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme