Google ADS

Mbappe hynë në zonën e ‘Florentinos’, marrëveshja mbyllet me 31 gusht?

20:01 | 10 Gusht 2021
KRG

31 gusht është aq afër sa transferimi i Kylian Mbappe te Real Madrid nga Paris Saint-German.

Klubi francez ka hyrë në zonën që njihet si zona e ‘Florentino Perez’.

Presidenti i Realit ka mbyllur katër transferime të mëdha në ditët e fundit, si Ronaldo Nazario, Sergio Ramos, Modric dhe Bale. Transferimi i radhës mund të jetë Mbappe.

Francezi ka refuzuar ofertat një pas një, pra deri më tani plotë pesë herë ka refuzuar PSG-në që duhet të zgjedhin ta shesin brenda 20 ditëve të ardhshme për 180 milionë euro, ose ta rrezikojnë ta humbin falas me 1 janar.

Shitja gjithashtu mund të konsiderohet për arsye legale sepse rregulli financiar mund të ndikojë në Ligue 1 dhe UEFA, por deri më tani asnjëra nuk ka frikësuar sheikët e Katarit.

Arritja e Lionel Messit mund të jetë largimi i Mbappe, transferim që Perez e kërkon që disa vite.

Perez që sa vite nuk ka humbur durimin dhe tani është afër ta arrijë këtë synim të lartë.

Mbappe ka zgjedhur Realin, por PSG nuk është duke e lejuar të largohet, pa e përfunduar kontratën, derisa njëkohësisht provojnë ta bindin që të rinovojë.

Në secilën çështje, Mbappe shikon aspektin ekonomik, sportiv dhe politik, pra do jetë shumë e komplikuar që të ndodh, por javët e ardhshme janë vendimtare.

Lidhja mes Realit dhe PSG-së është shumë e dobët, duke marrë parasysh edhe problemet për Superligën Evropiane.

Mediat spanjolle raportojnë se Florentino synon ta mbyllë marrëveshjen për Mbappe me 31 gusht 2021./Lajmi.net/

Të ngjashme