Guvernatori i Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqjen, më 10 gusht, pas një hetimi që zbuloi se kishte ngacmuar seksualisht shumë gra.
“Ndihma më e mirë që mund të bëjë tani është të tërhiqem për të lënë qeverinë të kthehet në qeverisje”, tha ai, duke shtuar se do të luftojë ndaj këtyre polemikave sepse beson se janë të motivuara politikisht.
Dorëheqja e tij hyn në fuqi për 14 ditë. Pushteti pastaj do t’i transferohet, Kathy Hochul, zyrtares që ka mbajtur pozitën më të lartë pas guvernatorit.
Një hetim nga zyra e Prokurores së Përgjithshëm të Nju Jorkut zbuloi se Cuomo ngacmoi 11 gra, punonjëse të shtetit. Raporti me gjetje është rezultat i një hetimi disamujor. Hetuesit është thënë se kanë biseduar me gati 200 persona, duke përfshirë ato që janë ankuar kundër Guvernatorit.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
Cuomo, 63 vjeç, u përball me thirrje dhe presion për të dhënë dorëheqjen.
Cuomo tani po përballet me hetime penale në disa qarqe./Rel/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...