Një grua ka marrë trajtim mjekësor pasi është qëlluar nga një e mitur.
Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e pushkës ajrore me të cilën ka qëlluar e mitura.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, në Prishtinë.
Raporti:
Prishtinë 09.08.2021-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se aksidentalisht është qëlluar me pushkë ajrore nga e mitura femër kosovare. Në vendin e ngjarjes nga i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore. I dyshuari (pronari )është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...