Restorantet, kafenetë, trenat dhe fluturimet në Francë kanë filluar të zbatojnë nismën e diskutueshme, kartën e shëndetit të koronavirusit të ri (COVID-19), pavarësisht kundërshtimit të zëshëm ndaj masës që synon të reduktojë llojin ‘Delta dhe të shmang bllokimet e mëtejshme.
Në ditën e parë të masës, restorantet dhe kafenetë shfaqnin njoftime “Ju lutemi tregoni kartën tuaj të shëndetit”, ndërsa trenat dhe linjat ajrore lëshojnë byzylykë për udhëtarët për të treguar pajtueshmërinë me kartat.
Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari, tha se tani për tani rreth një e katërta e trenave do të monitorohen për kartën shëndetësore dhe në ditët në vijim kontrollet do të thjeshtohen me para-regjistrim për udhëtarët.
Karta e shëndetit është dëshmi e vaksinimit ose e një rezultati negativ të testit COVID-19 e printuar ose në formë dixhitale që do të duhet të posedojë çdo person i rritur mbi 18-vjeç për hyrje në vende publike deri të paktën më 15 nëntor.
Rregulli vlen për restorantet, kafenetë, baret, spitalet, shtëpitë e pleqve, qendrat e mëdha tregtare, vendet kulturore, kinematë, muzetë, dasmat, klubet e natës, parqet argëtuese dhe vendet e tjera me tubime të mëdha.
Dështimi për kontrollin e kartës së shëndetit nga punëdhënësit, pronarët dhe ofruesit e shërbimeve “më shumë se tre herë në një periudhë prej 45 ditësh” mund të rezultojë në gjoba deri në 9 mijë euro dhe një vit heqje lirie.
Nisma kundër pandemisë COVID-19 u paraqit për të kufizuar personat e pavaksinuar nga qasja në vende publike dhe përhapjen e infeksionit. Autoritetet kanë frikë se nëse nuk zbatohet masa e kartës së shëndetit, së bashku me rritjen e vaksinimit në masë, mund të çojë në një valë të katërt të pandemisë për shkak të llojit ‘Delta’, duke çuar në rinovimin e bllokimeve.
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...