Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Kërkesa për ndihmë nga Ministria e Mbrojtës së Shqipërisë është përcjellë nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Siç njofton Qeveria shpenzimet operacionale të FSK-së në Shqipëri do të mbulohen nga buxheti i Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani ka autorizuar FSK-në për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarrëve./arbresh.info/
Njoftimi i plotë i Qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballuar Qarku i Kukësit në ditët e fundit.
Nisur nga kjo Notë verbale, Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë që qeveria të miratojë vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Qeveria ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit.
Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili gjen mbështetje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit dhe në Rregulloren për financim dhe dërgim të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, do të procedohet te Presidentja e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe autorizim të dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë në këtë operacion humanitar.
Osmani autorizon FSK-në për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...