Google ADS

Kuka falënderon Ilir Metën për dekoratën “Nderi i Kombit”

20:25 | 9 Gusht 2021
KRG

Xhudistët nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bashkë me trajnerin e tyre, Driton Kuka, sot janë dekoruar me Dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Trajneri i xhudistëve, Driton Kuka, me anë të një postimi në Facebook, ka falënderuar Presidentin, Ilir Meta për dekoratën e  dhënë xhudistëve Kosovare.

“Nderi i Kombit” të dekoruar nga Presidenti Ilir Meta” ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se Kosova ka fituar dy medalje të arta Olimpike në “Tokyo 2020”.

Tashmë Kosova ka tre medalje të arta ku të parën e ka fituar Majlinda Kelmendi në “Rio 20216”./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të ngjashme