Lionel Messi është larguar nga Barcelona si lojtar i lirë.
Pas 21 vitesh në shërbim të klubit, argjentinasi është obliguar të largohet nga katalonasit përshkak të disa problemeve financiare te Barcelonës.
Është përfolur një transferim i mundshëm i sulmuesit te Paris Saint-Germain dhe këtë gjë nuk e ka mohuar Messi në konferencë për shtyp duke thënë se është e mundur të nënshkruaj më klubin Frances.
Sipas “Sportsmole”, Parisi është i gatshëm të i shesë apo edhe t’i huazoj tek klubet e tjera 10 lojtarë për të mundësuar nënshkrimin me 6 herë fituesin e Topit të Artë.
Lojtarët Rafinha, Abdou Diallo, Idrissa Gueye dhe Thilo Kehrer janë disa emra që mund të largohen nga klubi.
Kurse Ander Herrera dhe Mauro Icardi kanë refuzuar një gjë të tillë duke shprehur interesim për të qëndruar tek francezët.
Kujtojmë se poashtu Kylian Mbappe-së do të i skadojë kontrata afërsisht edhe 12 muaj, por supozohet se PSG-ja shpreson që ardhja e Messit do ta bindë 22- vjeçarin që ta rinënshkruaj një kontratë të re më klubin./arbresh.info/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...