Ambasada e SHBA-së në Kosovë thirrje qytetarëve të vaksinohen

16:14 | 9 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje.

Në reagimin e ambasadës thuhet se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

“Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundoni në spital”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Kujtojmë se këtë të hënë sipas raportit të IKSHPK-së janë regjistruar 263 raste pozitive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme