Arabia Saudite ka nisur të ndajë nga 133,000 dollarë për familjet e secilit punëtor shëndetësor që ka humbur jetën duke luftuar pandeminë e koronavirusit, ka raportuar media shtetërore.
Në njoftimin e 8 gushtit, është thënë se Qeveria do të ndajë këto shuma parash për familjet e të punësuarve në sektorin shëndetësor, qoftë në atë publik, privat, civil, ushtarak, saudit, apo josaudit brenda Arabisë Saudite.
Agjencia shtetërore e lajmeve SPA, ka thënë se punëtorët shëndetësorë “kanë dhënë jetën në luftën kundër pandemisë, për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të Mbretërisë Saudite”.
Ky shtet ka raportuar 8,320 viktima me koronavirus, mirëpo Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë publike shifrat e viktimave të punëtorëve shëndetësorë.
Arabia Saudite, me popullsi prej 30 milionë banorëve, ka thënë se ka dhënë rreth 30 milionë doza të vaksinave dhe aktualisht është duke raportuar më pak se 1,000 raste të të infektuarve në ditë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, ky vend ka regjistruar rreth 533,000 raste me koronavirus. Vdekja e parë është regjistruar më 2 mars të vitit 2020./REL/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...