Google ADS

Rakiq për mos themelimin e Asociacionit: Taktikë, nga kush kanë mbështetje nuk dua të spekuloj

13:23 | 9 Gusht 2021
arbresh.info

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është njëherësh ministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se synimi i institucioneve kosovare është që ta bllokojnë procesin e dialogut.

Ai për Novosti ka folur edhe për marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për çfarë ka thënë se Kosova është duke përdorur pasivitetin e Brukselit, transmeton Klankosova.tv.

“Ata nuk kanë hyr në dialog me idenë e sinqertë për t’i zgjidhur problemet. Ata as nuk i respektojnë marrëveshjet për të cilat janë pajtuar. Por pse përdoret kjo taktikë dhe nga kush kanë mbështetje, nuk dua të spekuloj, por kjo është një sjellje e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme drejt qytetarëve të cilët u kanë dhënë mbështetje në zgjedhje”, është shprehur Rakiq.

Kështu, ministri kosovar për Kthim, është shprehur se Brukseli në një formë ka asistuar Prishtinën.

“Bashkimi Evropian ka kontribuuar në këtë sjellje të Prishtinës me pasivitetin e vet. Është e pabesueshme për mua se si edhe pas tetë vjetësh prej nënshkrimit të marrëveshjes, ende nuk është krijuar Asociacioni i Komunave Serbe, garantues i së cilës ka qenë Brukseli”.

“Në këtë kuptim, jam pjesërisht i pakënaqur, sepse Be nuk është asociacion joformal, por një organizatë serioze që ka mekanizma ekonomikë, politikë dhe të tjerë për implementimin e politikave”.

“Nëse shohim se kur fjala është për Prishtinën, kjo mungon, prandaj pozicioni im se Brukseli është pasiv është i justifikueshëm dhe i përshtatshëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme