Google ADS

Llapjani pasi gjuan me armë në dasmë, vullnetarisht ja dorëzon policisë

09:00 | 9 Gusht 2021
arbresh.info

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri AK/47, një pistoletë me gas, dy karikator të zbrazët si dhe katër gëzhoja.

I njëjti paraprakisht, në një aheng familjarë kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në Peran të Podujevës, mbrëmjen e së dielës.

Edhe në dy raste të tjera të dielen, në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, policia ka konfiskuar armë pa leje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 08.08.2021-20:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me gas, dhe një karikator me tre fishekë, cal-9x19mm. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
  • Rr. Hyzri Talla, Prishtinë, 08.08.2021-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar një armë dhe një karikator me katër fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
  • Fsh. Peran, Podujevë, 08.08.2021-23:07. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri AK/47, një pistoletë me gas, dy karikator të zbrazët si dhe katër gëzhoja. I dyshuari në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. I dyshuari në mënyrë vullnetare kishte dorëzuar armët e lartcekura. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme