Google ADS

Prishtinasit i vidhet kasaforta me ari e dokumente

08:50 | 9 Gusht 2021
arbresh.info

Një personi i është vjedhur kasaforta në të cilën pretendohet se ka patur stoli ari, telefon celular dhe dokumente.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së dielës, në rrugën ‘Malush Kosova’, në Prishtinë.

Raporti i policisë

Rr. Malush Kosova, Prishtinë, 07.08.2021 – 23:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur  pasi kanë hapur me forcë banesën e tij, kishin vjedhur një kasafortë në të cilën kishte pasur stoli ari, një telefon celular  si dhe disa dokumente personale të viktimës dhe familjarëve të tij. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme