Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje rreth tentativës për arratisje të Arbër Çekajt, i dënuar për kokainë dhe Fatmir Pjetrit, pjesë e bandës së grabitësve që u ekstradua nga Gjermania.
Ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe para përpjekjes për tu larguar me çarçafë, kanë përdorur një të paraburgosur tjetër, i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.
Rreth orës 15:15, Çekaj dhe Pjetri kanë tentuar që të kryejnë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, por janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për t’ia mbathur, ata kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.
“Situata në IEVP 313 është nën kontroll, ndërsa të tre të paraburgosurit janë vendosur në izolim duke qënë nën rregjimin e mbikqyrjes së vecantë sipas nenit 68 të ligjit “Për trajtimin dhe të drejtat e të burgosurve”.
Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor nga SHKBB në bashkëpunim me Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po kryejnë hetimin e thelluar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj brenda dhe jashtë institucionit. Pas hetimit materialet do ti vihen në dispozicion prokurorisë.
Për të tre të paraburgosurit po përgatiten kallzimet penale për kryerjen e veprave penale, të tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës.
Është urdhëruar në të njëjtën kohë rivlerësimi i kushteve të sigurisë në tërësi të institucionit 313 si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Kush është Fatmir Pjetri
Fatmir Pjetri, i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.
Disa nga episodet:
Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Kush është Arbër Çekaj
Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ai është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë rreth tre vite më parë. Ngarkesa e madhe e kokainës u dërgua nga Kolumbia dhe ishte e fshehur në pakot me banane.
Antidroga lejoi udhëtimin e ngarkesës deri në magazinën e kompanisë Arbri Garden që gjendej në Maminas ku dhe kreu ndërhyrjen në shkurt 2018 që solli me pas arrestimin në Gjermani dhe ekstradimin në Tiranë të Çekajt.
Teksa Çekaj ishte në burg, duket se biznesin e mbante gjallë i ati, Selim Cekaj, i cili u vu në pranga në prill të këtij viti. Në një kontejner të mbushur me banane që vinte nga Ekuadori u kapën 49 kg kokainë.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin Selim Çekajn, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Në vitin 2018, kur edhe u zbulua ngarkesa e parë dhe e konsiderueshme e fshehur në një kontejner me banane të porositur nga kompania e tyre Arberi Garden, Selim Çekaj ka përsëritur se edhe i biri është i pafajshëm.
Dosja për të moshuarin që mbas goditjes se djalit hapi një kompani tjetër për tregtinë e bananeve, u transferua nga prokuroria e Durrësit pranë SPAK.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...