Të dielën (8 gusht) Izraeli hapi qendra për testime të shpejta të koronavirusit në të gjithë vendin, njoftoi shërbimi i urgjencës Magen David Adom (MDA).
Qeveria izraelite është duke bërë përpjekje që të shmang një izolim tjetër, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus. Disa masa shtesë të kufizimit tashmë janë vendosur, por autoritetet thonë se do të bëjnë çdo gjë për të shmangur një mbyllje të plotë.
“Pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë u hapën 120 stacione të testimit në tërë vendin”, thuhej në një deklaratë të MDA-së. Rezultatet në këto qendra merren për 15 minuta dhe përmes tyre po synohet të testohen personat që nuk janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar nga COVID-19.
Gjatë javës së kaluar, Izraeli ka regjistruar mesatarisht më shumë se 3,000 raste të reja të koronavirusit në ditë. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji prill.
“Bllokimi i plotë do të vendoset si masë e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta shmangur atë”, tha ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Nitzan Horoëitz.
Izraeli ishte një nga vendet e para që filloi fushatën e imunizimit kundër COVID-19 në dhjetorin e vitit të kaluar, falë një marrëveshjeje me kompaninë farmaceutike Pfizer që i mundësoi qasje në miliona doza të vaksinës. Gati 60 për qind e 9.3 milionë qytetarëve të Izraelit kanë marrë dy doza të vaksinës, kryesisht Pfizer/BioNTech. Por, rreth një milion izraelitë ende refuzojnë të vaksinohen edhe pse e gëzojnë këtë të drejtë./rel
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...