Kongresi Panshqiptar Amerikan ka lëshuar një njoftim duke thënë se drejtorët Bleron Baraliu dhe Uk Lushi nuk janë shkarkuar, siç ka pretenduar “klani Bruno-Ceka-Martinaj Vulaj”.
Përmes reagimit, Kongresi shkruan se vetëm Kuvendi apo Bordi themelues kanë të drejtë të shkarkojnë drejtorë, dhe kjo garantohet nga ligjet e shtetit Delaware, ku organizata është regjistruar nga Bordi themelues.
“Bordi Provizional e madje as Bordit i Përhershëm nuk kanë asnjë bazë ligjore për të shkarkuar apo përjashtuar askënd nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan. Së dyti, mbledhja e organizuar në Zoom nga Klani Ceka-Vulaj nuk ka pasur as legjitimitet dhe as kuorum. Në atë takim privat kanë marrë pjesë vetëm 4 drejtorë provizionalë (Vullnet Dërvishi, Gëzim Rushiti, Pranvera Selenica dhe Dr. Sulejman Çelaj). Dr. Çelaj është inkuadruar në Zoom sa pët t’iu sqaruar të tjerëve bindjen e tij se mbledhja nuk ka qëndrueshmëri dhe Bordi Themelues i ruan të gjitha ingerencat ligjore të organizatës deri në Kuvendin e Përgjithshëm të Kongresit më 12 shtator 2021 ku do të zgjedhen organet dhe udhëheqësia e re. Së treti, statuti provizional i organizatës rregullon qartësisht votimin në mungesë respektivisht “proxy voting”. Vota “proxy” mund t’i delegohet dikujt tjetër vatëm pasi Sekretari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të njoftohet me shkrim së paku 5 ditë përpara (Article IV, Section 8.b). Asnjë nga presonat që nuk kanë marrë pjesë në takimin privat të Klanit Ceka – Vulaj nuk kanë deklaruar një qëllim të tillë tek Sekretari Bleron Baraliu, prandaj edhe listimi i emrave të tyre në lajmin e rremë është ilegal”, thuhet në reagim.Kongresi Panshqiptar Amerikan shkruan se “klani Vulaj-Ceka” pasi janë përjashtuar për shkelje dhe abuzime, kanë provuar të përbaltin organizatën dhe individë në komunitetin shqiptaro-amerikanë.
“Do të ballafaqohen me ligjet amerikane dhe sistemin e drejtësisë në të gjitha instancat e drejtësisë së SHBA-së për shpifje, manipulim, dhe keqpërdorime. Njoftojmë të gjitha mediat (shqipe) që të vetmet njoftime zyrtare nga Kongresi Pan-Shqiptar janë ato të cilat publikohen në uebfaqen zyrtare ëëë.thepaac.org apo që dërgohen nga adresa elektronike zyrtare [email protected]. Çdo gjë tjetër që vjen nga individë jolegjitimë, pa konfirmimin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, është me potencial.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...