Real Madrid tashmë ka kompletuar planet për të formuar sulmin me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland që ndodhen në listën e Florentino Perez.
Kalimi i Lionel Messit te PSG-ja është vetëm çështje ditësh, ku do kompletohet sulmi i frikshëm me Mbappe dhe Neymar.
Trajneri Mauricio Pochettino do jetë i lumtur me këtë treshe, me të cilët do synojë të gjitha trofetë.
Sidoqoftë, presidenti i Real Madridit gjithashtu ka plane për skuadrën e tij dhe jo vetëm që do Mbappen, por edhe yllin e Dortmundit.
Transferimi i Haaland këtë verë do jetë i pamundur, por verën e ardhshme do këtë klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe “Los Blancos” thuhet se do luftojnë që ta kompletojnë transferimin.
Në rast që dy transferimet ndodhin, atëherë Real Madrid do ndërtojë një treshe me Eden Hazard, Haaland dhe Mbappe, që ndoshta do jetë fillimi i epokës së re të ‘Galaktikëve’ në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...