Angellov: Asnjë njeri nuk është në rrezik nga zjarret

17:48 | 8 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Qeveria i solli vendimet lidhur me zjarret të cilat do të vlejnë edhe për rajonin e Berovës dhe të Pehçevës dhe në Nagoriç të Vjetër, ku edhe pse zjarri u shua me përforcimin e erës sërish qëndron zjarri. Kryeministri Zoran Zaev i cili prej sot në mëngjes është në rajonin e Berovës pret sot dhe më së voni deri nesër zjarri në Budinarc të shuhet.

“Ende ka zjarre, pyjet me pisha janë të rrezikshme, rrëshira bën të vetën. Është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se i kemi rregulluar të gjitha ato detaje në lidhje me sigurimin dhe shpërndarjen racionale të forcave, duhet edhe zjarrfikësit, ushtrinë, policinë, profesionistët pyjorë të cilët punojnë t’i shpërndajmë në mënyrë racionale, për arsye se vera gjithsesi është para nesh”, tha Zaev në deklaratën e tij për AIM –n.

Shtoi se janë rregulluar të gjitha vendimet rreth fluturimeve të fluturakeve të huaja.

“Janë sjellë vendime për përdorimin e qiellit tonë, normal që të mos paguhet, procedurat janë të rregullta, për atë se si të paguhet taksa rreth aeroportit TAV, është sjellë vendimi për rezervat përkatëse që të sigurohen rreth kerozinës edhe të karburantit të naftës edhe për resurset e tjera, shtesë edhe me vlerësimin edhe të Shtabit të Qendrës për Menaxhim me Kriza për disa vegla të caktuara të cilat duhet të sigurohen në kohë, ndërsa janë harxhuar këtyre ditëve dhe vendime të tjera të ngjashme të cilat janë të rëndësishme”, shtoi kryeministri.

Porositi të gjitha të jenë tërësisht të fokusuar në atë që po ndodhë dhe definitivisht Berova ngelet vendi ku është zjarri më i madh në shtet, që sipas tij nuk do të thotë se në fund të ditës mund të ndodhë edhe një zjarr tjetër më i madh.

“Temperaturat gjithashtu janë të larta, të shpresojmë se era do të pakësohet pasi era është shkaktues i zjarrit masiv në pyje. Me shpërndarjen e përgjithshme të forcave tona të ndihmuara nga të huajt të cilët janë këtu, edhe një herë teksa po i përmendim shprehim falënderim për austriakët, sllovenët, bullgarët, serbët, të gjithë që na ndihmuan, sot do të bëjnë turne, intervenime edhe aeroplanët rumunë, pritet edhe aeroplani i dytë të mbërrijë sot, dje intervenoi edhe fluturakja e parë nga Rumania, gjithsesi bëhet fjalë për profesionistë të cilët besoj se janë ndihmesë e madhe”, shtoi kryeministri Zaev.

Në kontekst të deklaratës së tij, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov shtoi se Shtabi kryesor i Qendrës për Menaxhim me Kriza ka komunikim të jashtëzakonshëm me Qeverinë.

“Me kërkesë tonën Qeveria mbajti seancë urgjente, gjërat që i tha kryeministri u siguruan menjëherë, vendimet e nevojshme u sollën. Unë si drejtues i këtij shtabi kryesor dhe i të gjithë kësaj gjendje krize jam në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin dhe për mua është njëjtë nëse kryeministri është këtu në Shkup ose në cilindo vend tjetër, nga zjarri i parë deri më tani jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe gjithmonë kur ka pasur nevojë kryeministri të angazhohet në ndonjë punë të caktuar kam mundur ta marr në telefon në momentin e njëjtë”, tha Angellov.

Angellov dha informacione edhe për situatën momentale me zjarret në shtet.

“Për momentin kemi zjarre në Prilep tek fshati Dren dhe fshati Smolan i cili është vënë nën kontroll dhe për momentin është duke u shuar dhe besoj sot do të lokalizohet. Krahas tij kemi zjarr në Veles në fshatin Xhimirc, por ai është transferuar në rajonin e Shkupit në fshatin Krushë dhe fshatin Divjë dhe ky është pak më i komplikuar, pasi bëhet fjalë për terren të paqasshëm. Në Shkup zjarr ka në rajonin e Sarajit, atje është riaktivizuar zjarri në Raoviq dhe fshatin Bukoviq dhe besoj se sot do të vihet nën kontroll dhe sërish kemi zjarr në Nagoriç të Vjetër edhe atë në fshatrat Lubinë dhe Drenak, të cilat sërish janë aktivizuar”, tha drejtori i QMK.

Gjendja siç tha tërësisht nën kontroll është në rajonin e Berovës për të cilin, theksoi është me rëndësi të thuhet se asnjë vend e asnjë njeri nuk është rrezikuar për çka apeloi para së gjithash të kemi kujdes për jetën e njerëzve pasi zjarret do të shuhen.

Të ngjashme