Google ADS

Krasniqi zyrtarizon Kallaban kandidat për Kamenicën

17:01 | 8 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Kamenicë, ku edhe ka takuar Muhamet Kallaba, kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune.

Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton arbresh.info

“Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba dhe me kolegët e Degës.

Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik.

Prandaj, më 17 tetor, Muhamet Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune.

Të ngjashme