Tani për tani, mbulimi i vaksinimit të mësuesve është rreth 60%, dhe dinamika e procesit është e kënaqshme, tha në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Siç tha ai, vaksinimi i punonjësve në çerdhe dhe shkolla nuk është i detyrueshëm tani për tani.
“Do të shohim se cila do të jetë përgjigja deri në fund të kësaj jave, nëse ky trend vazhdon, besoj se një përqindje e lartë e punonjësve në shkolla dhe çerdhe do të mbulohen nga vaksinimi. Tani është rreth 60% në të dy sektorët”, tha Filipçe.
Ministri gjithashtu tha se sot patëm një takim koordinues me drejtorët e klinikave dhe konstatuam se është e qartë se jemi në fillim të një vale të re, dhe kjo po ndodh kudo në rajon./telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...