Qeveria e Maqedonisë Veriore me masa të rrepta për parandalimin e COVID-19

08:23 | 8 Gusht 2021
V. S.

Qeveria ka vendosur të ndalojë të gjitha aktivitetet dhe të organizojë ngjarje brenda në të gjitha objektet e hotelierisë. Kjo masë hyn në fuqi më 16 gusht, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloj ngjarjeje në hapësira të mbyllura në të gjitha objektet hotelierike (dhe kafenetë), përfshirë festimet në restorantet e regjistruara për festa ose llojet e tjera të objekteve të mbyllura janë plotësisht të ndaluara”, njoftojnë nga Qeveria.

Objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet deri më 15 gusht do të lejohen të organizojnë ngjarje brenda, por në respekt të masave dhe me 40% të kapaciteteve, ndërsa më pas festimet dhe ngjarjet do të organizohen vetëm jashtë.

Nga 16 gushti 2021, do të obligohet të ketë konfirmim për imunizim, të paktën dozën e parë të vaksinës, me një shërbim të detyrueshëm sigurie për të kontrolluar paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit në hyrje të çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë më shumë se 30 persona të pranishëm, për çdo ngjarje (festim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive)./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme