Aktori Jim Belushi ka habitur së fundmi me kërkesën e tij: kërkon të ndahet nga bashkëshortja!
Mediat e huaja shkruajnë se aktori me origjinë shqiptare ka bërë kërkesën për divorc.
67-vjeçari zyrtarisht po ndahet nga gruaja e tij, Jennifer Sloan, pas më shumë se 23 vitesh martesë.
Belushi ka paraqitur dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ.
Në Mars 2018, Sloan paraqiti grupin e saj të letrave të divorcit duke pretenduar se “argumetnet ishin të papajtueshme” të vjetruara, por çifti më vonë u pajtuan. Një vit më vonë, Belushi bëri kërkesë për refuzimin e kërkesës për divorc.
Kjo është martesa e tretë për Belushin. Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ka një djalë të rritur, Robert James.
Ai kishte një martesë dyvjeçare me Marjorie Bransfield para se të martohej me aktoren Jennifer Sloan në 1998. Së bashku ata kanë vajzën Jamison, 22 vjeç dhe djalin Jared, 19 vjeç./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...