Shpërthen një bombolë gazi në Gjilan, lëndohet një person

23:50 | 7 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Një shpërthim i një bombole gazi në Gjilan ka lënë të lënduar një person, i cili pas trajtimit që ka marrë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Rastin për arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani dhe ka dhënë detaje se si ka ndodhur shpërthimi.

Ai ka sqaruar se shpërthimi ka ndodhur në një objekt privat në momentin kur pronari po i afrohej derës së magazinës, ka ndodhur shpërthimi me ç’rast ai ka marrë lëndime dhe është dërguar në QKUK, pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Ky rast nga prokurori është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe tashmë kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te shpërthimi.

“Me 07 gusht 2021 rreth orës 11:00, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në qendër të qytetit të Gjilanit në lagjen ” Shadervani” ka shpërthyer një bocë e plinit , në një magazinë të një shtëpie private.

Dyshohet se pronari i shtëpisë posa është afruar derës së magazinës , në moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr.

Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima pronari i shtëpisë i cili pas ndihmës së marr në Spitalin e Gjilanit u dërguar në QKUK në Prishtinë.

Me këtë rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë së Kosovës kanë dalë edhe njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rastin e ka cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ka urdhëruar që të hetohen shkaqet dhe rrethanat si ka ndodh ky rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani./arbresh.info/

Të ngjashme