Në të gjithë vendin janë aktive 7 vatra zjarri. Në Dukat situata është kritike, pasi era ka ndikuar në përhapjen e flakëve, duke shtuar intensitetin e tyre. Rreth 200 trupa nga Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të bërë të mundur izolimin e zjarrit. Ndërsa vijon po ashtu puna për shuarjen përfundimtare të flakëve në Gjirin e Gramës.
Zjarri tek Maja e Rrunës, në Kukës është vënë nën kontroll vatra në drejtimin nga vendi i quajtur Laku i Thive, por po monitorohet nga forcat operacionale. Mbetet aktiv zjarri sipër Tunelit të Kalimashit, ku situata është përkeqësuar për shkak të erës. Po punohet për të mos lënë përhapjen në territorin e njësisë administrative Surroj, ku mund të ketë rrezik për stanet e fshatit.
Puna vijon pandërprerë me vatrat në fshatin Thirrë dhe fshatin Munellë-Domgjon, të bashkisë Mirditë, ku ende ka vatra aktive në një pjesë të zonave.
Në kontroll janë vatrat në fshatin Vermosh, në Malësi të Madhe, vatra në luginën e Valbonës në fshatin Klysyrë si dhe vatra në fshatin Gjorgos në Cakran të Fierit.
Zjarri i rënë në pyllin Shetaj afër Kepit të Rodonit në Durrës nuk paraqet rrezik për zonat e banuara, por po mbahet nën monitorim.
3 vatra të tjera si ajo në fshatin Deshiran në bashkinë Belsh, zjarri në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por edhe zjarri i rënë në zonat e mbrojtura, Parku Kombëtar, Bredhi i Hotovës-Dangëlli tashmë janë shuar./abcnews.al/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën