I vdes nëna gjatë ditës, Ramë Lahaj ndërpret koncertin në shesh

23:15 | 7 Gusht 2021
S D

Tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj ka mbajtë sonte koncertin e paralajmëruar në Prishtinë.

Koncerti i tij i quajtur “Ramë Lahaj & Friends” ka filluar në ora 20:30 në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytetin kosovar.

Por, mbajtja e koncertit nuk u realizua gjerë në fund siç kishte paralajmëruar ditë më parë tenori shqiptar, pasi që sot gjatë ditës i ka vdekur nëna dhe kjo ka qenë arsyeja që e ndërpreu koncertin në gjysmë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ai vet duke thënë se i duhet të ndërprejë koncertin dhe të vazhdojë të bashkohet me familjarët e tij.

“Ju kërkoj falje por duhet ta ndërpresim këtu sepse sot më ka vdekur nëna, por nuk kam mundur të mos vijë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme